Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humb jetën 20-vjeçari nga Fushë Kruja

Njv aksident tjetër me vdekje ka ndodhur në Fushë Krujë në fshatin Arrameras.

Sipas burimeve një autoveturë tip smart, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jeten pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banori i Larushkrut ndërsa shoferi është dërguar tek trauma në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtesia dhe një kthesë e fortë në rrugë.

Njoftim policie

Në aksin rrugor “Larushk – Fushë Krujë”, shtetasi H. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, shtetasi M. T., rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 14:38