Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, e cila mëngjesin e sotëm u shpreh në një deklaratë për mediat se qeveria nuk iu ka garantuar emigrantëve të drejtën për të votuar në 25 prill.
Majko shkruan në Facebook se kanë qenë përfaqësuesit e opozitës, ata që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzuan të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit.
Të lidhura
None found
Sipas Majkos, PD edhe pse premtoi se do të studionin projektet lidhur me këtë çështje zgjodhën heshtjen refuzuese, ndërsa më tej shkruan gëzuar ditën e gënjeshtrave.
“Partia Demokratike zgjodhi datën 1 PRILL për të akuzuar me deklaratë se qeveria “ka dështuar me votën e emigrantëve”. Që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”).
Me gjithë premtimet se do “studionin” projektet e shkruajtura në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare, patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese!Gëzuar ditën e gënjeshtrave! Votoni ndryshimin dhe blini librin “Misioni im”! URIME!”, shkruan Majko.
