Maji nis me shi, ja kur do të rikthehen ditët e ngrohta me diell

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në mesin e kësaj jave do të ketë prezencë të reshjeve.

“Parashikohet që deri në mesin e javës të paktën deri ditën e mërkurë prezenca e reshjeve të jetë kryesisht në zonat malore, ndërsa sot pritet që i gjithë territori të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Herë pas here do të ketë momente rrebeshe afatshkurtra kryesisht në veri, veriperëndim. Zonat qendrore dhe jugore do të kenë shira në sasi më të pakta”, tha Porja.

Lajda Porja tha se situata me reshjet është shoqëruar edhe më një ulje të temperaturave. Termometri pritet të ngjitet jo më shumë se 19 Gradë.

“E marta dhe e mërkura kryesisht në zonat malore. Të enjten dhe të premten moti do të jetë me diell dhe me vranësira, do ketë rikthim të shirave ditën e shtunë, por në sasi të pakta”.

Po ashtu, Porja është shprehur se gjysma e parë e muajit Maj do të jetë me reshje. Pjesën tjetër, tha ajo, do të ketë temperatura të larta.

“Maji është parashikuar që të ketë prezencë të reshjeve në pjesën e parë të saj. Themi deri nga data 11, 12. Megjithëse në sasi të pakta, reshjet do të jenë prezente. Më shumë në zonat malore, por nuk përjashtohet edhe zona qendrore. Në pjesën e dytë të muajit do të kemi temperatura më të larta”, u shpreh Porja./albeu.com