Maignan “falenderon” zikaltërit: Scudetto? Falenderojmë Interin për humbjen ndaj Bologna

Mike Maignan ishte padyshim lojtari më i mirë i Milanit dhe portieri më i mirë i sezonit në Serie A.

Portieri francez ka realizuar pritje të mahnitshme për sezonin që sapo mbaroi, dhe këto pritje të tijat i kanë dhënë edhe Scudetton Milanit. Por Maignan falënderon Interin për Scudetton e fituar nga ekipi i tij i Milanit.

“Falenderojmë Interin për Scudetton. Ndeshja e tyre ndaj Bologna-s ishte momenti kur ne fituam Scudetton. Ata humbën dhe kështu ne nuk na mbetej gjë tjetër vetëm të fitonim ndeshjet e mbetura. Humbja ndaj Interit në Kupën e Italisë na dha një motivim.”

Gjithashtu Mike Maignan tha për “Gazzetta dello Sport” rreth ardhjes së tij te Milani.

“Unë erdha te Milani me zgjedhje profesionale, për të punuar dhe luajtur mënyrën time. Nuk erdha për të zënë vendin e Donnarumma apo për ta bërë emrin e tij që të harrohej. Nuk ndjeva asnjë lloj stresi për këtë gjë. Sigurisht e dija që fansat nuk do të më shanin, por e vërteta është se këtu u ndjeva si në shtëpinë timë menjëherë”, u shpreh portieri francez./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 09:18