Magazina në flakë, dyshohet se ka mbetur brenda një shtetas (FOTO LAJM)

Featured image of article: Zjarri tek magazina e qendrës tregtare, roja i objektit është bllokuar brenda, prej dy orësh ndodhet mes flakëveRoja i magazinës që është përfshirë nga flakët pasditen e sotme është bllokuar brenda. Report TV raporton se roja ka mbetur i bllokuar brenda magazinës në momentin që ka rënë zjarri.

Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës sigurie të magazinës, që ndodhet prej dy orësh mes tymit dhe rrezikon të asfiksohet apo të humbasë edhe jetën. Ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me personin e bllokuar.

Xhaxhai i rojës së magazinës që ndodhet prej katër orësh në flakë kërkon që të hyjë të shpëtojë nipin i cili sipas tij gjendet brenda magazines.

“Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazine, në bodrum. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë. Ngjarja ka mbi dy orë e gjysmë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare. Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ndalur brenda. Reagimi është i vdekur.

Nuk na japin asnjëlloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rendit. Këtu po lozin me neve. Kanë vënë në kordon aty. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda. Jo me ata jelek kuqët e jelek zinjtë pop o erdhëm në pikën zero do futemi. Veç Zoti më ndalon që të mos futem aty. Nuk dimë asgjë, asgjë nuk dimë,”- thotë ai.

 


Shtuar 24.03.2021 20:32