“Ma tha hapur”, Edi Paloka zbardh bisedën “kokë më kokë” me Lulzim Bashën

Deputeti demokrat Edi Paloka, i pozicionuar tashmë me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zbardhur për herë të parë, bisedën e tij me Lulzim Bashën, kur i ka kërkuar votëbesimin.

Paloka u shpreh se Basha nuk e ka pranuar votën kurrë dhe i ka thënë prerë që, nëse hyn në garë me Berishën është i humbur.

“Kur i kërkova votëbesimin dhe të gjitha që i kam thënë sot janë ndihmë më shumë për Bashën se Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit. Akti që ke kryer ka përçarë PD, kërkoji votëbesimin partisë dhe ma tha copë sot, nëse hyj me të më shkel me këmbë a diçka të tillë, si pretendon të hysh ai do të mundë por sot ke mundësi që të dalësh me nder nga kjo punë. Ka pasur gazetarë që e kanë pyetur për propozimin tim dhe ka thënë prerë jo. I kam thënë je i ri në politikë nëse do hapësh krahun dhe t’u japësh mundësi demokratëve të hyjnë në garë do i kthehet gjithë kjo urrejtje në simpati dhe favor dhe do kesh hapësirë se Berisha nuk do të rrijë gjithë jetën aty”, tha Paloka për emisionin ‘Intervista’.


Shtuar 12.03.2022 10:42