“Ma keni tha zemrën”, fjalët prekëse të vajzës për babain, nënën e gjyshen pas vdekjes nga helmimi në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar në ushqim ndërkohë që ndodheshin në Shqipëri.

Vajza e Afrimit, ka shkruar disa fjalë prekëse për të, në rrjetin social Facebook.

“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar vajza e Afrimit.

Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të hidhet dritë sa më parë mbi ngjarjen e rëndë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.


Shtuar 8.05.2021 23:29