“Lumi i fundit i egër në Evropë”, Meta falenderon Leonardo DiCaprion për Vjosën

Aktori i famshëm Hollivudian, Leonardo Di Caprio i ka kushtuar shumë rëndësi apelit për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri. 

Si një nga ambasadorët e ruajtjes së ambientit dhe paqes, aktori i filmave hollivudianë i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth lumit Vjosa. Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, e cila ndiqet nga afro 48 milionë njerëz në botë, disa fotografi të lumit Vjosa dhe protestave të shqiptarëve për ta mbrojtur atë.

Edhe presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale i është bashkuar nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa, si lumi i fundit i egër në Evropë.

Meta në këtë postim ka falënderuar edhe aktorin me famë botërore, Leonardo DiCaprio, ku ky i fundit ka përkrahur hapur nisëm për mbrojtjen e lumit Vjosa.

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio! “-shkruan Meta. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)


Shtuar 14.03.2021 22:16