Lulzim Basha sulmon prokuroren: Ikonë e korrupsionit dhe krimit

Ditën e  djeshme prokurorja Elisabeta Imeraj kaloi Vettingun, por sot kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar atë si ikonë të korrupsionit dhe krimit. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Basha tha:

“Jam i angazhuar për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, për vetingun qe ka marrë goditje të rënda javët e fundit.

Problemi ynë nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët qe largohen se nuk plotësojnë kriteret, por ata të korruptuarit që mbeten në sistem për shkak të presionit që i bëhet komisionerëve të vetingut sic është misioni ndërkombëtar i monitorimit në rastin e kryeprokurores së Tiranës që është një ikonë e korrupsionit dhe krimit.”

Basha u angazhua se pas 25 prillit do të çlirojë drejtësine nga nga ndërhyrjet politike.

“Një nga angazhimet e mia është që tia zgjidhim duart drejtësisë dhe ato pranga që ua lidhin duart sot prokurorëve dhe gjyqtarëve që në vend që ti ndëshkojnë i mbrojnë pushtetarët e korruptuar dhe ndëshkojnë qytetarët e pafajshëm nesër tu bëjnë detyrën.Një nga avantazhet e 25 prillit ështe dhe clirimi i drejtësisë nga ndërhyrjet politike.”- tha Basha në Përballë.


Shtuar 7.04.2021 09:04