Kryetari i dorëhequr i PD-së Lulzim Basha ka vijuar takimet me mbështetësit që kur la drejtimin e partisë.
Basha pasditen e sotme mësohet se ka zhvilluar një takim me demokratë të degës nr.2 në kryeqytet.
Duket se Basha nuk do heqë dorë nga politika aktive dhe PD-ja por takimet e tij me demokratët shihen si një lëvizje paraprake përpara se të bëjë publike vendimin që do ndërmarë pas kësaj taktike.
Lulzim Basha, hoqi dorë nga drejtimi i PD-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën më datë 6 mars, ku shumica e deputetëve i kërkuan të mbante përgjegjësi për këtë rezultat.