Lulzim Basha mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së më 2 shtator, çfarë pritet të ndodhë

Lulzim Basha ka thirrur më 2 shtator Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka zbuluar edhe logon.

Mbajtja e Kuvendit Kombëtar ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendi i mbajtjes së Kuvendit, ndryshe nga herët e mëparshme do të jetë Pallati i Sportit Asllan Rusi që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë sa i takon vendimmarrjeve të këtij Kuvendi, më të rëndësishmet kanë të bëjnë me ndryshimet statuore, pritet të rishkruhen nenet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partisë.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar

-Ndryshime statutore;
– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.


Shtuar 28.08.2023 14:40