Lukashenko nuk i përgjigjet autoritetit të Putinit: Mund t’i përdor armët bërthamore pa lejen e tij

Presidenti i Bjellorusisë ka përjashtuar sërish faktin që armët bërthamore që dërgohen në vend kërkojnë lejen e Vladimir Putin për t’u përdorur.

Duke folur për televizionin shtetëror rus, ai këmbënguli se nuk i kërkoi thjesht liderit rus armët, por këmbënguli për ato.

“Ne kemi qenë gjithmonë një objektiv,” tha Lukashenko.

“Ata (Perëndimi) kanë dashur të na bëjnë copë-copë që nga viti 2020. Askush deri më tani nuk ka luftuar kundër një vendi bërthamor, një vendi që ka armë bërthamore”, shtoi ai.

Rusia po transporton disa nga armët e saj taktike bërthamore në objektet e magazinimit në tokën bjelloruse.

Protestat masive shpërthyen në vitin 2020 pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, ku opozita tha se Lukashenko kishte fituar me mashtrim.

Lukashenko tha se ai kishte fituar me drejtësi, ndërsa godiste kundërshtarët e tij dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqej ta rrëzonte atë.

 


Shtuar 14.06.2023 10:02