Luizi bën planet e martesës me Kiarën: Kur të jetojmë bashkë do i lajmë rrobat në lavatriçe të ndara

Luiz Ejlli është një nga banorët më të dashur të publikut që prej hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother.

Por ajo që ka rënë në sy që prej fillimit është pëlqimi i tij ndaj moderatores Kiara Tito.

Kjo e fundit sot feston ditëlindjen dhe Luizi e surprizoi në mënyrë të vecantë në orën 00:00 që përkoi edhe me Primen.

Ai i këndoi para të gjithëve dhe nuk ngurroi sërisht t’i shprehte simpatinë.

Pas kësaj, ai ka treguar se si do jetojnë ata të dy kur të martohen, kjo situatë e krijuar prej tij dhe jo deklarimeve të moderatores.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Në një moment artisti nga Shkodra ka thënë se kur të martohen do kenë lavatriçe të ndara, pasi Kiarës i pëlqen t’i lajë rrobat veçmas. Pas kësaj ai i ka dhuruar një përqafim moderatores duke i thënë: “Shpirt të kam.”/Albeu.com./


Shtuar 18.01.2023 22:18

Tags: ,