Luftimet në Izrael, ambasada shqiptare e rrezikuar nga sulmet me raketa

Ambasada shqiptare ka njoftuar me një postim në rrjetin social Twitter se  sulmet me raketë nga luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit, kanë rrezikuar edhe ndërtesën e tyre në Izraelin qendror.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.
Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.


Shtuar 15.05.2021 14:57