Lufta, Zelensky paralajmëron ushtarët rusë në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se çdo ushtar rus që qëllon në centralin bërthamor të rrethuar në Zaporizhzhia do të jetë në shënjestër të shërbimeve të sigurisë.

Volodymyr Zelensky tha se çdo ushtar që qëllon mbi ose nga uzina do të bëhej “një objektiv i veçantë” për Ukrainën.

Ai gjithashtu akuzoi Moskën për kthimin e termocentralit në një bazë të ushtrisë ruse dhe duke e përdorur atë si “shantazh bërthamor”.

Rusia mori kontrollin e objektit pas luftimeve të ashpra në mars.

Është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe ndodhet në një vend strategjik të rëndësishëm në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol. Teknikët ukrainas ende e operojnë atë, pavarësisht se vendi është nën pushtimin rus.

Në fillim të kësaj jave, objekti ra nën zjarr artilerie, për të cilin Moska dhe Kievi fajësuan njëri-tjetrin./albeu.com