Lufta Rusi – Ukrainë, eksperti Ceko: Edhe 45 ditë rezerva gruri kemi në Shqipëri

Për ekspertin Enriko Ceko lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të ketë pasoja në ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve, e kjo sipas tij, jo vetëm në furnizimin me naftë apo me grurë, duke u shoqëruar me rritjen e çmimeve në disa artikuj.

Cenko duke folur në emisionin “Breaking” ka deklaruar se nëse kemi 100 euro, në Shqipëri, 80 euro shpenzohet për importimin dhe 20 euro për eksportimin.

“Ne si vend i varfër konsumojmë më shumë drithëra se sa ushqimet të tjera. Veç drithërave këto dy shtete në konflikt janë eksportues të teknologjive. Ukraina është prodhues i përbërësve kimikateve të bojërave, pra do të rriten çmimet. Janë prodhues të çimentos, hekurit, çelikut, madje Ukraina prodhon çimenton më të mirë. Nafta ka vajtuar 103 usd për ton, po të mos kishte luftë naftë do të ishte 60 USD. Gruri pardje ishte 110 usd/ton në tregun ndërkombëtar, kjo nuk i del prodhuesve të bukës. Ato produkte e shërbime që përdoren në kohë paqe, shkojnë për luftë. Kryesorja janë energjia dhe ushqimet që ne si Shqipëri do ta ndjejmë. Çfarë kemi ne në magazina? Kemi 45 ditë rezerva, sepse për aq ditë mbahen to. Ne kemi probleme për magazinimin e naftës, skemin rezerva për hidrokarbure, pra si vendi nuk i kemi ato rezervat për naftën dhe duhet të punojmë në këtë drejtim. Pas dy muajsh do të fillojë të ndihet efekti. Çmimi 103-106 usd për fuçi i naftës do të reflektohet te tregu vendas, por edhe te ai grurit”, tha Ceko.

Për ekspertin e ekonomisë Shqipëria pritet të preket edhe nga sektori i turizmit, pasi një pjesë e konsiderueshme e turistë të huaj vijnë pikërisht nga vendet që janë në konflikt dhe shtetet fqinje. Pra në Shqipëri kanë ardhur jo vetë rusë dhe ukrainas, por edhe polakë dhe çek, shtetet e të cilëve janë prekur nga ky konflikt.

“Shteti duhet të shfrytëzojë dhe të orientojë turizmin drejt vendeve të tjera që nuk e kemi pasur traditë. Të bëjmë një rafineri nafta të mirë, të bëjmë një naftë të pastër si mjet i mirë për t’i shitur. Nëse ulim taksat e nxisim sistemin e bujqësisë për periudhën e verës, kemi shumë mundësi që produktet shqiptare eksportohen, e kemi shumë mundësi për të investuar në vjeshtë dhe në dimër. Duhet menaxhim i mirë i ujërave, për energjinë elektrike, nëse i shtojmë kapacitet e rezervave të ujërave. Bujqësia, shëndetësi, arsimi tre gjërat që i duhen Shqipërinë dhe shqiptarëve dhe duhen të ketë sa më shumë investime”, tha Ceko.


Shtuar 3.03.2022 13:46