‘Lufta’ për vulën e PD-së/ Sot seanca në Gjykatën e Lartë për rekursin e Rithemelimit

Ditën e sotme, në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës, ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina në orën 09:00.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022.


Shtuar 27.12.2023 07:34