LUFTA/ Netanyahu: Nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsërit thirrjen se nuk do të kishte armëpushim pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë. Izraeli po lejon korridoret e kalimit të sigurt nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 Gazanë vetëm dje”, tha Netanyahu në një deklaratë për shtyp. Ndër të tjera ai tha se “Ne i bëjmë thirrje përsëri popullatës civile të Gazës që të evakuohet në jug”.

Të lidhura

None found

Ndërsa presidenti izraelit Isaac Herzog tha sot se Hamasi nuk ka paraqitur propozime të qëndrueshme për lirimin e pengjeve.

Kujtojmë se Izraeli do të zbatojë pauzat humanitare çdo ditë për 4 orë në mënyrë që civilët te kenë mundësi të evakuohen nga Gaza.


Shtuar 9.11.2023 19:34