Lufta në Ukrainë, presidenti i BB: Bota do të përballet me krizë ushqimore dhe uri

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, është shprehur se bota do të përballet me një krizë të thellë ushqimore dhe uri të tejskajshme, si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Bota do të përballet me një krizë ushqimore si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës”, është shprehur Malpass.

Në një intervistë për BBB Malpass paralajmëroi se rritja rekord e çmimeve të ushqimeve do të shtynte qindra miliona njerëz në varfëri , nëse kriza vijon me të njëjtat ritme.

“Është një katastrofë njerëzore, që do të thotë se niveli i ushqimit po ulet. Kjo më pas bëhet një sfidë politike për qeveritë që mesa nuk mund të bëjnë asgjë për të”, tha ai gjatë takimeve të FMN-Bankës Botërore në Uashington./albeu.com/