Lufta në Ukrainë, Lavrov kundërshton “formulën e paqes” së Volodymyr Zelenskyt

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka hedhur poshtë “formulën e paqes” të Volodymyr Zelensky si bazë për negociata.

Sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve RIA, Sergei Lavrov beson se Ukraina nuk është ende gati për bisedime reale të paqes.

Lavrov i tha gjithashtu RIA-s se qëllimi i Ukrainës për të dëbuar Rusinë nga Ukraina lindore dhe Krimea me ndihmën e Perëndimit ishte “një iluzion”.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Lavrov u duk se i dha fund çdo perspektive të menjëhershme të bisedimeve të paqes në konfliktin 10-mujor.

Të hënën vonë në mbrëmje, ai i tha agjencisë së lajmeve Tass: “Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi ukrainas, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armiku. Çështja është e thjeshtë: Përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse.”

Por komentet e tij kishin ardhur vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte këmbëngulur se donte të negocionte “me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme” dhe se Kievi dhe Perëndimi ishin fajtorë për mungesën e progresit deri më tani./albeu.com


Shtuar 29.12.2022 08:55