Lufta në Ukrainë, Blinken: Armëpushimi do t’i mundësonte Putinit riarmatosje dhe risulmim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se një armëpushim tani do t’i mundësonte Vladimir Putinit “të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë” Ukrainën.

Komentet Blinken i bëri gjatë një fjalimi sot në Helsinki.

“Një armëpushim që thjesht ngrin linjat aktuale në vend, dhe i mundëson Putinit të konsolidojë kontrollin mbi territorin që ka kapur, dhe të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë, kjo nuk është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme,” tha ai.

Kjo do të dërgonte një mesazh shqetësues për “agresorët” e tjerë në mbarë botën, u shpreh Blinken.

Moska duhet të detyrohet të paguajë kostot për rindërtimin e Ukrainës, tha ai, dhe të mbahet përgjegjëse për vendimin e saj për të pushtuar.


Shtuar 2.06.2023 16:08