Lufta në Ukrainë, avokat Ngjela: Kurth për Putin, ka humbje të mëdha te rusët, ka pasur dezertime nga ushtarët

Avokati i njohur Spartak Ngjela teksa foli për luftën në Ukrainë, deklaroi se ka pasur dezertime të mëdha nga ushtarët rusë, pasi nuk ishin të informuar që do të pushtonin këtë shtet. I ftuar në ‘Pikat mbi I’ në ‘Neës24’ Ngjela analizoi luftën dhe lojën e perëndimit.

Sipas tij e gjithë kjo sjellje nga ana e Perëndimit është një kurth për presidentin rus, Putin, që ta shpallin si Millosheviçin.

“E kam thënë; është kurth. Shenjat janë që këta po punojnë njësi si me Millosheviçin. Po punojnë si me Hagën. Presidenti po sillet si hero, doli i veshur si ushtarak. Priten revolta të mëdha në Moskë. Ai shefi i opozitës ka filluar të flasë. Këtu flitet nëse do të shkatërrohet Cari rus apo jo. Sot atje ka ushtarë europianë që luftojnë. Putin tha; janë mercenarë shqiptarë. S’e dimë.

Çështja nuk është kaq e thjesht. Rusia është në rrezik të madh të shkatërrimit të saj. Do shkatërrohet Rusia, që të shkatërrohet Cari. Rusia nuk e njeh gjykatën e Hagës. Kemi shumë arsye që nuk i dimë, pasi janë politika të mëdha. Rusia nuk i ka mirë punët, pasi ka pasur shumë shkatërrime. Agjencia ruse tha se ka humbje të mëdha te rusët, po ashtu ka pasur dhe dezertim se thoshin se nuk e dinin që kishin ardhur për pushtim. Millosheviçi nuk shpëtoi dot. Varet se sa të vrarë do të ketë. Ku e dimë ne se nuk e kanë bërë për të gjithë këtë.”, tha Ngjela./BW


Shtuar 25.02.2022 16:41