LUFTA/ Ministri izraelit mesazh Hamasit: Dorëzohuni ose vdisni!

Vijon të jetë problematike situata në Izrael, ku bombardimet kanë shënuar qindra viktima dhe dëme materiale të pallogaritshme. Ndërsa lufta vazhdon,Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, thotë se anëtarët e grupit terrorist Hamas kanë dy opsione në luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës: të dorëzohen ose të vdesin.

“Aeroplanët tanë do të arrijnë kudo… çdo raketë ka një adresë. Ne do të arrijmë secilin nga anëtarët e Hamasit,” u thotë Gallants pilotëve dhe teknikëve të flotës F-35 të Forcave Ajrore të Izraelit në bazën ajrore Nevatim.

“Anëtarët e Hamasit kanë dy mundësi: Ose të vdesin në pozicionet e tyre ose të dorëzohen pa kushte. Nuk ka opsion të tretë. Ne do ta zhdukim organizatën Hamas dhe do ta çmontojmë atë nga të gjitha aftësitë e saj”, thotë Gallant.


Shtuar 17.10.2023 16:29