Kandidati i Partisë Demokrati për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti është i pari që hedh votën nga të gjithë kandidatët.
Me dy gishtat lart, Hoti ka hedhur votën në kuti dhe ajo ç’ka u vu re ishte se ai ishte vetëm, i pashoqëruar nga familja e tij.
Pas votimit ai foli për mediat ku ftoi të gjithë qytetarët të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar gjithashtu.
“Të dashur qytetarë të Durrësit! Dilni dhe votoni! Votoni si njerëz të lirë, votoni për veten tuaj! Votoni që bashkia të jetë e juaja! Votoni që t’i japim fund marrjes peng të Durrësit, që qyteti ynë t’u rikthehet qytetarëve! Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!,“tha Hoti. /albeu.com