LSI e pranishme në protestën e Berishës? Kryemadhi: Kush beson se po vidhet nga i gjati duhet të jetë në shesh

Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ku hapi edhe një herë letrat për aferën e inceneratorëve, ka folur edhe për protestën e Berishës.

Kryemadh i shpreh se LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestë, ndërsa shtoi se ata kanë marrë pjesë në çdo protestë.

Më pas theksoi se në protestë duhet vijë kushdo që besoj se  po vidhet nga ky i gjati.

“LSI është e ftuar  për të marrë pjesë në protestë më 7 korrik. Ne kemi marrë pjesë në çdo protestë, edhe të shoqërisë civilë. Është një protestë që kush beson që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë i Tiranës, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik. Por edhe ata që janë të pakënaqur me klasën politike. Ne mbyllëm sytë përballë instalimit të autokracisë së Ramës. Të përdorësh një skemë të tillë të evazionit fiskal…ky është grup i strukturuar kriminal. Shkatërrimi i kompanive të ndërtimit…”, tha Kryemadhi./albeu.com