Lojëra fati në lokal, tre të arrestuar në Kamëz

Policia bën me dije se në Kamëz janë arrstuar tre persona për organizim të lojërave të paligjshme të fatit, në lokal.  A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç janë kakur duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon operacioni policor “Fati i lojërave”.

Organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve të tyre celular, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohet penalisht pronari i lokalit ku u konstatuan 3 shtetasit e arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet  në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, në Kamzë, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç.  Si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit A. K, 29 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit A. K, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 12:41