Epic Games thotë se ka mbledhur 144 milionë dollarë në bashkëpunim me Xbox, për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë.
Prodhuesi i lojës Fortnite njoftoi më 21 mars se do të dhuronte të gjitha të ardhurat nga shitjet në lojë, duke përfshirë artikujt kozmetikë në lojë dhe monedhën virtuale të blerë në një dyqan ose në internet, deri më 3 prill.
Dhe Xbox, pjesë e Microsoft, po dhuron gjithashtu tarifën që zakonisht do të merrte për artikujt e blerë nga lojtarët në Fortnite.
Epic shprehu “falënderimet më të thella” për të gjithë ata që kontribuan.”
“Së bashku me komunitetin Fortnite dhe Xbox, ne mblodhëm 144 milion dollarë për “Ndihmën Direkte”, Unicef, Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe World Central Kitchen në mbështetje të përpjekjeve të tyre humanitare të ndihmave për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë. ”, shkruan Epic në një postim në blog./ h.ll/albeu.com