Zelensky u drejtohet rusëve në gjuhën e tyre: Putin po ju çon me vetëdije drejt vdekjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u është drejtuar sot qytetarëve rusë në fjalimin e tij të së shtunës.

Ai u tha rusëve se presidenti i tyre, Vladimir Putin, me vetëdije po i dërgon ata “drejt vdekjes”.

“Udhëheqja ruse e kupton shumë mirë se po i dërgon qytetarët e saj drejt vdekjes”, tha Zelensky, duke folur në rusisht, ndërsa u bëri thirrje edhe forcave të Moskës të dorëzohen.

“Ata do t’ju trajtojnë në mënyrë të civilizuar. Askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj,” tha ai disa orë pasi Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një amendament legjislativ që parashikon një dënim me 10 vjet burg për ushtarët që dezertojnë ose refuzojnë të luftojnë gjatë periudhave të rekrutimit.

Në mesin e javës, Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm të dhjetëra mijëra rezervistëve, një vendim që shkaktoi një valë protestash në Rusi, e cila vazhdoi të shtunën./albeu.com


Shtuar 24.09.2022 22:47