Llojet e dhimbjeve të barkut dhe simptomat që nuk duhet të anashkaloni

Dhimbja e barkut është parehati ose ndjesi të tjera të pakëndshme që ndjeni në zonën e barkut.  Shumica e shkaqeve të dhimbjes së barkut nuk janë arsye për t’u shqetësuar dhe mjeku juaj lehtë mund të diagnostikojë dhe trajtojë problemin.

Ndonjëherë, megjithatë, mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze që kërkon kujdes mjekësor.

Llojet e dhimbjeve të barkut

Ekzistojnë disa lloje të dhimbjeve të barkut, të cilat bazohen në atë se sa shpejt fillon dhe sa zgjat dhimbja:

-Dhimbja akute që zgjat disa orë ose ditë dhe mund të vijë me simptoma të tjera.

-Dhimbja kronike zgjat më shumë — nga javë në muaj ose më shumë — dhe mund të vijë e të shkojë.

-Dhimbja progresive përkeqësohet me kalimin e kohës dhe shpesh vjen me simptoma të tjera.

Shkaqet e dhimbjes së barkut

Pavarësisht nëse keni një dhimbje të lehtë ose ngërçe serioze, dhimbja e barkut mund të ketë shumë shkaqe të tilla si dispepsi, kapsllëk, një virus stomaku, Sindroma e zorrës së irrituar (IBS),  Sëmundja e Crohn-it ose koliti ulceroz, helmim apo alergji nga ushqimi,  infeksion të traktit urinar, hernie, tendosje ose tërheqje e muskujve të barkut, gurë në tëmth apo në veshka, Endometrioza, etj.

Kur duhet të shkoj te mjeku

Telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse keni dhimbje barku të forta që vështirësojnë lëvizjen tuaj, ose nuk mund të qëndroni ulur ose të gjeni një pozicion të rehatshëm.

Kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse dhimbja shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera shqetësuese, duke përfshirë:

– Dhimbje të forta

– Ethe

– Jashtëqitje me gjak

– Nauze dhe të vjella të vazhdueshme

– Humbje peshe

– Lëkura që duket e verdhë

– Barku i fortë kur e prekni

– Ënjtje e barkut


Shtuar 26.07.2022 16:46