Liverpooli ka shënuar fitoren e parë këtë sezon të ri të Premier League dhe ka bërë duke fituar me një rezultat të rralla, sidomos në Premier League.
“The Reds” kanë mposhtur Bournemouth me rezultatin e thellë 9-0.
Serie e golave hapet dhe Diaz në minutën e 3 dhe mbyllet po nga kolumbiani në minutën 85.
Lojtarët e tjerë që shënuan ishin, Elliot në munitën e 7, Arnold në minutën e 28, dopiet e Firminios në të 31 dhe 63, Van Dijk në të 45, autogol i Mepcam në minutën e 46 si edhe Carvalho që shënon golin e parë me Liverpool në minutën e 80.
Chelsea ka bërë një ndeshje të madhe ndaj Licesterit, pasi ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 edhe pse që nga minuta e 28 ishte me një lojtar më pak pasi Callagher u ndëshkua me karton të kuq.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Sterling shënon dy super gola në të 47 dhe 63, ndërsa miqtë do të ngushtonin rezultatin në minutën e 67.
“Blutë” do të ishin edhe më fat, pasi Licester shpërdoroi disa raste të pastra goli. Broja ishte në stol përgjatë gjithë ndeshjes.
Manchester City tremb në 45 minutat e para, por vë çdo gjë në vijë në 45 minutat e dyta.
Skuadra e Guardiolas shkoi në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e dy golave, por në pjesën e dytë ia dolën ta përmbysin rezultatin dukë shënuar 4.
Fillimisht është Silva që ngushton rezultatin dhe më pas një tregolësh i Haaland që vulos fitoren e radhës./albeu.com