LIVE/ Shi, furtunë dhe përmbytje! Gjithçka nis sonte, Bashkia Lezhë jep alarmin

Moti pritet të përkeqësohet duke nisur nga orët e vona të ditës së sotme dhe nesër.

Siç raportoi më herët AlbEu, sasi të mëdha shiu pritet të bien në pjesën veri-perëndimore të vendit si edhe në jug-perëndim.

Nisur nga situata që pritet, Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët se ekziston rreziku i përmbytjeve duke nisur nga mesnata e sotme deri ditën e nesërme.

Zonat ku priten reshje te dendura sonte
Zonat ku priten reshje te dendura sonte

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!”, njofton bashkia.

Ndiqni LIVE motin

Më herët, AlbEu raportoi duke iu referuar burimeve nga stacionet meteorologjike se dy mini ciklone po formoheshin në detin përballë territorit shqiptar dhe pritet të përplasen me tokën duke sjellë reshje të mëdha shiu. /albeu.com


Shtuar 21.10.2023 14:28

Tags: