Baltë nga qielli, pluhur afrikan dhe reshje shiu gjatë gjithë javës

Vranësira dhe reshje shiu do të karakterizojnë motin në vendin tonë përgjatë të gjithë javës.

Qielli sot do të jetë i mbuluar nga një “vello” e bardhë. Ndërsa kushtet atmosferike do të favorizojnë transportimin e pluhurit afrikan në të gjithë territorin. Kjo do të bëjë që reshjet e shiu kombinuara me pluhurin afrikan të sjellin “baltë nga qielli”. Ky fenomen nuk është i rrallë. Shpesh herë mund të kemi vërejtur ballkonet e shtëpisë ose makinat të mbuluara nga balta pas reshjeve të shiut.

Këto ditë do të jenë të shoqëruara me vranësira dhe reshje shiu, ndryshe nga java e kaluar e cila na solli atmosferën e pranverës.


Shtuar 28.03.2022 13:57