LIVE/ Nis bora, temperaturat në -6 gradë Celsius! Dimri ulet këmbëkryq, zonat më të prekura

Vendi është përfshirë nga një mot relativisht i ftohtë gjatë ditëve të fundit me dimrin, i cili më në fund ka ardhur me të gjitha tiparet e tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat malore të Kukësit kanë nisur reshjet e borës, ndërsa në të gjithë territorin e vendit temperaturat janë ulur me disa gradë krahasuar me javën e kaluar.

 

Ndiqeni motin LIVE këtu

Era do të jetë e lehtë në zonat malore dhe kodrinore, ndërohë që në zonat bregdetare dallgët do të jenë të moderuara.

Temperaturat mengjesin e se dieles
Temperaturat mengjesin e se dieles

Ndërkohë situata do të përkeqësohet gjatë së dielës sa i përket temperaturave, të cilat në zonat malore do të arrijnë deri në -6 gradë Celsius.

 

Mëngjesi i së dielës do të jetë i ftohtë në të gjithë vendin. Zonat më të ftohta gjatë së dielës do të jenë Bulqiza, Korça, Kukësi, por edhe Gjirokastra./albeu.com


Shtuar 17.11.2023 10:14