LIVE/ Nikolla i heq fjalën Boçit në Kuvend, deputetët demokratë ngrihen në këmbë, “mobilizohet” Garda

Me tensione ka nisur senca ne Kuvend ditën e sotme. I pari që ka marrë fjalën ka qenë Luciano Boçi i cili u shpreh se përjashtimi i Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë nga Parlamenti, vetë se kërkoi mocion me debat për çështjen McGonigal, është akt i padrejtë.

Ai gjithashtu u ndal te Rama, i cili pavarësisht se është thirrur për interpelancë, nuk ishte i pranishëm në seancë.

“Ky kryeministër autor i krimit duhet të jetë këtu. Nga këtu ky kryeministër duhet të dalë me pranga në duar”, tha Boci.

Pas 2 minutave fjalim, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ia hoqi fjalën, ndërsa në këtë moment deputetë demokratë u afruan në foltore.

Pas këtij kaosi në seancë, Garda e rrethoi foltoren./albeu.com


Shtuar 2.02.2023 10:22