Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale blindimin e dyerve të selisë së PD-së.
Ai ka postuar një foto të disa bunkerëve ku para tyre valvitet flamuri i Partisë Demokratike.
“LIVE: Nga zyrat e Partisë “Brava Demokratike””, shkruan Spahiu.
Kujtojmë që gjendja në kampin blu është tepër e tensionuar, pas skadimit të ultimatumit të Berishës për Bashën që të largohej nga zyra deri në datën 5 janar. Nga ana tjetër, Berisha të shtunën ka thirrur një protestë që do të zhvillohet para selisë blu në orën 12:00.