Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer në Rinas

Një tjetër ngarkesë e vaksinave Pfizer ka mbërritur në Shqipëri. Në këto momente në Rinas ka mbërritur ngarkesa e radhës me 9360 vaksina nga Pfizer.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook. Në Rinas kanë mbërritur autoritetet për të marrë sasinë e vaksinave në fjalë.

“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve”, tha ministrja.

“Janë plot 450 mijë vaksina dhe do të vazhdojnë në muajin prill maj qershor”, tha Ahmetaj.

“Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Vaksinimi do të vazhdojë ditë pas dite”, tha ministrja. /albeu.com/