Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë pas përplasjes së bujshme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Gjatë një konference për mediat, Meta u mundua të shmangte debatin e ndodhur në distancë mes tij dhe ambasadores amerikane, por në fund u përgjigj me një fjali të vetme dhe shumë të fortë.
“Nuk impresionohet presidenti nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë…”- tha Meta duke iu referuar ambasadores amerikane Yuri Kim.
Pjesë nga fjala e Metës:
Atëherë lidhur me çështjen e Spakut e di që ata janë shumë të ngarkuar, po u bëj me dije të gjithë ambasadorëve të interesuar për krimin zgjedhor.
Siç e dini ju presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë duke u shprehur që Lulëzimi është kukull i Berishës,
Gjithë këto që po ndodhin në Kavajë dhe Elbasan ndodh që të përmbushet dhe të deformohet vullneti i popullit shqiptar duke përdorur policinë e partisë, Agaçi që ka bërë gjithë këto ligjet me porosi.
Kjo gjë nuk do të ndodhë, kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i dua SHBA se na kanë frymëzuar për liri demokraci dhe na kanë angazhuar për tu integruar në BE dhje kjo gjë ka qenë ëndrra ime që student. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës asnjëherë.
Nuk presionohet presidenti i Shqipërisë nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Jemi popull evropian. /albeu.com/