“Linda në një shtëpi që u dogj dy herë nga pushtuesit”, Meta kthehet pas në kohë me foton e veçantë

Presidenti Ilir Meta në ditën e tij të lindjes, është kthyer pas në kohë duke publikuar edhe një foto nga banesa ku u u rrit në Skrapar.

Meta bën me dije se kjo banesë, është djegur dy herë nga pushtuesit dhe është rindërtuar më e madhe,. Më tej, ai Meta jep sinjale të forta politike për 25 Prillin, të cilin e konsideron si rindërtimin e tretë.

Postimi i plotë: 

Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.

Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.

Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.

MALET TONA MË TË LARTA!


Shtuar 24.03.2021 15:54