Ligj Anti-Korrupsion, Berisha: Kryeministri dhe ministrat do të hetohen, hiqet parashkrimi i veprës penale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar në selinë blu. Në fjalën e tij Berisha njoftoi se Partia Demokratike do çojë në Kuvend projektligjin për heqjen e parashkrimit për Ramën dhe zyrtarë të tjerë.

Berisha theksoi se jo vetëm kreu i qeverisë  por dhe zyrtarë të tjerë duhen hetuar pa imunitete, dhe se nëse ky ligj miratohet do jetë si një “minë me sahat” për ta.

Sali Berisha: Sot ketu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve te sipërpërmendur. Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevednes kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur. Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime. Kur korrupsioni, vjedhja e ketyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit. Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit. E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit. Mungesa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Rramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbadhin dhe kthehen pasi kalon afati. Ky parashkrim nuk do mund tu njihet këtyre. Kjo nuk bie ndesh me frymën e Kushtetutes./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 14:48