“Lidhja e Prizrenit”/ Presidenti Begaj: Një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare

Përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka komentuar lidhur me përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
jimit të vetëdijes tonë kombëtare.

Më tej , presidenti shton se Lidhja e Prizrenit, do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Postimi:

Lidhja e Prizrenit shënjon një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.

Ajo që ndodhi më 10 qershor 1878, ku patriotë nga çdo krahinë e vilajeteve shqiptare deklaruan në një zë se çdo pëllëmbë tokë nga dheu shqiptar do të mbrohet me gjak, ishte një akt sublim që dëshmon fuqinë e një kombi, shpirtin e një populli për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe identitetin kombëtar.

Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë, ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë.

Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve të Lidhjes historike të Prizrenit!


Shtuar 10.06.2024 11:44