Lezhë, sherr me sende të forta mes disa personave, një i plagosur niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme (25 dhjetor) në rrugën “Luigj Gurakuqi” në afërsi të xhamisë së qytetit si pasojë e një sherri me sende të forta.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë disa persona dhe njëri prej tyre është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Identiteti i të plagosurit nuk bëhet me dije ende.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, për të cilën janë shoqëruar në polici disa persona.


Shtuar 25.12.2023 21:24