Lëviznin me lëndë narkotike me vete, arrestohet një person, procedohet 1 tjeter në Lezhë dhe Laç

NJOFTIMI I POLICISË

Goditen 2 raste të tjera të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethrrotullimi”.

Qarkullonin me lëndë narkotike me vetë dhe në automjet, në Lezhë dhe në Laç, evidentohen dhe goditen të dy rastet e kësaj veprimtarie kriminale, vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë tjetri.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Laç, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-Y. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Rrethrrotullimi”, u evidentua dhe u godit, në Laç, një tjetër rast i mbajtjes së lëndëve narkotike me vete. Për këtë veprimtari kriminale u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Laç, të cilit gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë????????????‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve????????????‍️????????

Shtuar 25.08.2022 16:05