Lëvizje eksituese, vulgare! Stilistja Konomi për Ronelën: Veshja jo estetike

Këtë të mërkurë në Abc e Pasdites me Ermal Peçin u diskutua për gjithë performacën, daljet publike, vokalin e këngëtares Ronela Hajati në Eurovizion. Stilistja Anila Konomi pohoi se vendi ynë, performanca duhet të kishte një drejtor artistik, të ishte parë performanca, të ishte kospitur mirë përpara se të dilnin në skenën e Eurovizionit.

Por, çfarë kishte që nuk shkonte me paraqitjen e Shqipërisë?

“Për mua nuk shkonte për shembull performanca në total. Do të ishte më mirë Klaudia vetëm, se sa Klaudia dhe djemtë. Nuk ka një harmonizim në koreografi midis Klaudias dhe djemve, shohim herë pas here që kemi motive të Shqipërisë, valle të Shqipërisë, por po të kthehemi shohim që kemi lëvizje shumë vulgare, eksituese që nuk kanë lidhje me motivin e Shqipërisë. Vallja ishte shumë e bukur por …”

Sipas saj, performanca nuk ka lidhje me tesktin e këngës, është shumë vulgare dhe nëse ne duhet të fusim elementë të shoqatave të ndryshme, si LGBT duhet të jenë të holla, fine; madje gjithashtu nënvizoi se performaca e Klaudias dhe Ronelës me performancën në total nuk kanë lidhje aspak.

Ndërkohë, sa i takon veshjes së Ronelës të përgatitur dhe ideuar nga Niko Komani, Anila tha se vetë Niko ka më shumë potencial dhe ky ishte fiks momenti ku duhet të shkëlqente me veshje të tijat të vërteta.

“Është absolutisht pa i ndryshuar asnjë lloj detaji se i pashë dhe skicat. Ndërkohë Niko është djalë me fantazi dhe mund të kishte bërë diçka të vetën. Ti ke rastin në një tapet të tillë të tregosh dhe veten. Përse duhet të shkosh ke kopja kur duhet të tregosh veten. Unë do doja që Niko të bënte një skiçë të vetën nuk kishte pse të merrte diçka të huazuar, sepse aty ishte momenti i stilistit. Më mirë të dështuar me vërtetësi sesa i suksesshëm në kopje”.

E pyetur nga Ermali për veshjen gjatë performancës Anila tha se: “Fustanellat e meshkujve janë të realizuara shumë bukur, edhe me koreografinë, por fustanella nuk ka lidhje me veshjen e Ronelës, nuk ka element shqiptar është si një kukull barbi. Nuk është në sinkron komplet stili, nëse stilisti do kishte përdorur dhe tek Ronela një motiv shqiptar do ishte më e realizuar. Tek Ronela nuk jam tek pjesa e veshjes intime, menyra se si ke munduar ta mbulosh pjesën e transparencës nuk është estetike, do doja të ishte guximi direkt të kishte pjesën e luçidos dhe të mos kishte fare pjesën e poshtme body që nuk shkon, e para që nuk shkon. E dyta gjatësia e fustanit, më mirë të ishte të ishte veshur po me këtë body po të ishte mbuluar me një fustanellë që të ishte e tëra transparente”.


Shtuar 11.05.2022 18:43