Arrestohet gjeorgjiani, ngushtohet rrethi për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja makavre e 20-vjeçares britanike në sy të foshnjës dhe bashkëshortit të saj në Greqi.

Sipas medias greke ‘Ta Nea’, rrethi për të zbuluar autorët e krimit është ngushtuar dhe se autoritetet lokale kanë vënë në listë 30 persona me precedent të mëparshëm penalë.

Efektivët dhe inspektorët kanë nën vëzhgim të gjithë grupet kriminale që veprojnë në zonën ku dhe ndodhi krimi i rëndë, përfshirë dhe shqiptarë. Ata po monitorojnë lëvizjet e tyre të njëpasnjëshme dhe mjafton vetëm një hap i gabuar për t’i lidhur me krimin e rëndë që prej disa ditësh mban ‘pezull’ Greqinë.

Deri më tani grupi hetimor ka krijuar një profil të vrasësve falë dëshmive të mbledhura, por më kyçja është ajo e bashkëshortit të Karolinës, i cili deklaroi se kishte parë personin që i mbyti gruan.

“Në të njëjtën kohë, bandat e të huajve janë nën syrin e autoriteteve, ndërsa videot nga kamerat e sigurisë po shqyrtohen hap pas hapi. Materialet gjenetike dhe shenjat e gishtërinjve të mbledhura nga shtëpia e familjes do të ndihmojnë në zbulimin e kriminelëve. Këto të dhëna kanë vendosur në database-n me të dhënat e personave të dyshuar dhe grumbullimi i tyre mund të zbardhë identitete duke bërë lidhjet e duhura,”- thuhet në artikull.

Arrestohet gjeorgjiani

Arrestimi në 24 orët e fundit të një krimineli nga Gjeorgjia në Evros në përpjekjen e tij për të ikur nga Greqia, rihyn në hetimet mikroskopike te EL.AS si një përpjekje për të hedhur dritë mbi vrasjen gjakftohtë të Caroline, 20-vjeçares, të martën në mbrëmje në Glyka Nera, e cila ka tronditur opinionin publik grek.

Sipas “To Vima”, informacioni që kishte dalë – kryesisht nga analiza e ADN – i huaji në fjalë ishte një nga pesë autorët e grabitjes më 7 mars, në një shtëpi në Pikermi ku ata lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin shtëpiak.

Me drejtuesit e policisë EL.AS që kishin identifikuar ngjashmëritë midis dy incidenteve – në Glyka Nera dhe Pikermi – dhe duke përqendruar interesin e tyre në arsyen pse i huaji i ndaluar nxitoi të ikte në vendin në 24 orët e fundit. Megjithëse vepra penale në të cilën ai dyshohet se është përfshirë kishte ndodhur rreth 70 ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më pare. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajshe, ndërsa burri i saj 32-vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Shtuar 16.05.2021 13:57