Lëvizja Besa: Mbështesim heqjen e qeverisë teknike para zgjedhjeve

Gjatë ditës së sotme edhe Lëvizja Besa në Maqedoninë e Veriut është shprehur pro heqjes së qeverisë teknike para zgjedhjeve atje.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate. Siç dihet, edhe në komunikatë është vënë theksi edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes BESA. Ne riafirmojmë qëndrimin tonë se shteti ka nevojë për institucione stabile, qendrueshmëri politike dhe hapa konkret për rimëkëmbje ekonomike. Për të siguruar këtë është më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj heqja e procedurave për qeveri teknike është një hap për përshpejtimin e daljes të vendit nga kriza”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 13:55