Lëndë narkotike dhe ndërtime pa leje, tre të arrestuar në Korçë (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga 3 shtëtas; një përprodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe dy të tjerë për ndërtime pa leje në shtëpinë e poseduesit të drogës.

Gjitashtu janë proceduar penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga poseduesi,  procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një sasi me lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë të cilët u kapën në banesën e poseduesit të lëndës narkotike, duke kryer punime pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis, si dhe konstatuan dy shtetasit R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, duke kryer punime pa leje në banesën e tij, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 18.06.2021 10:53