Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme rreth orës 11.33 minuta, një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec.

Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti në pjesën qendrore kryesisht në lagjen numër 2 të qytetit liqenor, por edhe përreth.

Panik është shkaktuar tek banorët e kateve të larta më së shumti, por deri më tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale.


Shtuar 17.11.2024 12:15