Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Mjekësia Ligjore publikon rezultatet e ekspertimit

Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Të lidhura

None found

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet nē akt-ekspertim.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor, i është dërguar Prokurorisë së Korçës, e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş