Lëkundje tërmeti në Greqi, sa ishte magnituda

Këtë të premte, një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter, ka goditur Greqinë.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti goditi Greqinë në orën 15:56 (ora lokale).

Mësohet se epiqendra e lëkundjeve ishte Kefalonia .

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 6 kilometra në jugperëndim të Lixourit me një thellësi 17 kilometra.

Më herët, rreth orës 13:48, u reghjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 Rihter, me epiqendër 5 kilometra në jug-jugperëndim të Lixourit me thellësi 15.2 kilometra.

Nuk ka raportime për dëme materiale.


Shtuar 10.05.2024 15:31