Lefter Maliqi denoncon abuzimin e fondeve dhe infrastrukturën katastrofë në Kuçovë (VIDEO)

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka publikuar të tjera skandale që ndodhin në bashkinë e Kuçovës. Ai paralajmëron se do të çojë të tjera kallëzime në SPAK për kryebashkiakun Kreshnik Hajdarin, i cili sipas tij, ofron favore për oligarkun Salillari.

Maliqi në reagimin e tij ka publikuar pamjet skandale të infrastrukturës në Kuçovë e cila shpërdoron miliona euro fonde nga takat, por shkolla e mjerueshme boshatiset çdo ditë dhe më shumë si pasojë e shpopullimit.

“SPAK vazhdon hesht dhe zvarrit hetimet! Nuk i mbulon dot skandalet në Bashkinë Kuçovë të të denuarit Hajdari, pengut të ish fatorinos Salillari me 11 kallëzime dhe gati në Janar i 12-i. Ndërkohë që numri i nxënësve bie ndjeshëm, shikoni si abuzojnë me investimet në shkolla:

1- Shkolla e rikonstruktuar Perondi 556 Milionë Lekë veç mure, e pa pajisur me banka thuajse 1 vit pas rikonstruksionit. Vetëm 9 nxënës në klasë të parë.

2- Shkolla “Koço Korçari” brenda 4 viteve në dokumentacion rezulton e rikostruktuar 2 herë, duke marrë fond shtesë të pajustifikuar.

3- Shkolla “18 Tetori”, me rrjet të karbonizuar elektrik, disa herë burim incidentesh zjarri prej tij pasi dukshëm është vjedhur një pjesë e fondit gjatë rikonstruksionit të saj. 11 nxënës në klasën e parë dhe jo më shumë se kaq në çdo klasë tjetër.

4- Shkolla Rreth Tapi në pritje të rikonstruksionit, e mbyllur. 2 nxënës në klasën e parë, dhe paralelet e tjera mësim në klasa kolektive. 5- Shkolla “Dëshmorët e Kombit”, 4 kate shkollë; vetëm 7 nxënës në klasën e parë.

5- Perla e abuzimit të radhës shkolla “Gaqi Karakashi” me vetëm 6 nxënës në klasën e parë dhe vetëm nga një paralel për klasat e tjera, e zhutur për vite në ujë, si rezultat i investimit të abuzuar për të disajtën herë në rikostruksionin e rrugëve pa kanalizime të lagjes “Llukan Prifti”.

Zgjedhin një Projekt Rikonstruksioni me një shpenzim 1 Milion Euro, pa e përfshirë në projekt stabilizimin e kësaj rruge, që e zhyt shkollën në llucë e ujë deri në themele për vite me radhë. Në vend të saj shtojnë ndërtimin e një godine palestre të ndarë, të panevojshme duke zënë hapsirën e lirë sportive të jashtme, kur shkolla i ka 2 palestra dhe numri i nxënësve nuk e justifikon as vlerën e rikonstruksionit dhe as llojin e projektit të zgjedhur.

Dhe për t`i vënë kapakun, ndërtimi i “Drejtorisë Arsimore”, me një vlerë 175 Milion Lekë, e vendosur si një shtojcë, duke prishur këndin sportiv të shkollës së mesme ngjitur, por edhe ambjentin e parkut ku pushon mosha e tretë. Pra Bashkia Kuçovë për arsye fare të pajustifikuar e në dëm të ambjentit e jo në funksion të komunitetit, ndërkohë që për 4 vjet me radhë bëri 0 Lekë investim infrastrukture, veç atyre dy investimeve gjigande ende të papërfunduara dhe konfliktuale, atë të ujësjellësit të Lumasit, dhe Parkun jashtë standartit 2 Milion Euro, vjen 4 vjeçarin e dytë me një bum investimesh të çuditëshme kuturu para elektorale, pa koordinim me nevojat e komunitetit e me mbrojtjen e mjedisit, me shpenzime jashtë çdo vlere normale për buxhetin e saj.

10 herë me të larta në kosto, në Lapardha për 170 Milion Lekë rikonstruktova shkollën e mesme brenda të gjithë parametrave bashkëkohorë, me biblotekë, banka e kabinete të paisura për informatikë, bio-kimi etj.

Ndërkohë, që me ato lekë të shkollave ku s’ka nxenes ishin bërë rrugët e Kuçovës, Tregu që është si kandahar, Muzeu gërmadhë, varrezat dhe stadiumi skandal, rrugët me plehra e qenë. Abuzime kudo!Pamje nga shkolla “Gaqi Karakashi” dhe rruga e mbytur”, shkruan Maliqi teksa publikon videon me poshte:

 


Shtuar 26.12.2024 12:29